KOMF publikoi analizën për mbrojtjen e fëmijëve “Mos ma mbyll derën, jam vetëm një fëmijë”

Kosova

KOMF publikoi analizën për mbrojtjen e fëmijëve “Mos ma mbyll derën, jam vetëm një fëmijë”

Nga: Diana Bunjaku Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:12

Me moton “ Mos ma mbyll derën, jam vetëm një fëmijë” Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, të martën publikoi raportin, mbi të drejtat e fëmijëve. Kjo analizë ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve në rrezik, për të rënë në konflikt me ligjin dhe fëmijëve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale (nën 14 vjeç).

Qëllimi kryesor i kësaj analizë ishte ofrimi i një paqyre të situatës dhe kudrit ligjor, boshllëqet dhe sfidat në zbatimin e tij, në fushën e paradnalimit , mbrojtjes dhe ri-integrimit të fëmijëve që janë në rrezik për të rënë në konflikt me ligjin, apo fëmijëve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale.

Të gjeturat tregojnë se ka dispozita ligjore që mundësojnë trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve pa përgjegjësi penale, që kanë kryer vepra penale, se janë në rrezik me ligjin. Megjithatë praktika tregon se këto shërbime janë të pamjaftueshme, dhe shpesh jo efikase në parandalimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e fëmijëve që janë në rrezik. Këto për faktin se rastet e tilla shpesh herë përsëriten, duke mbetur të hapura kështu për një kohë të gjatë , dhe duke kaluar edhe moshën e përgjegjësisë penale (14 vjeç) atëherë kur edhe fillojnë të trajtohen nga organet e drejtësisë dhe rendit.

Për qëllimin e kësaj analize dhe në emër të misionit të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve dhe avancimin e të drejtave të tyre, folën edhe përfaqësuesit e KOMF së bashku me penalistët: z. Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Bajram Kelmendi, Përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe znj. Laila Omar Gad, Shefe e Zyrës së UNICEF në Kosovë. Të pranishëm ishin Policia e Kosovës, së Prishtinës, Pejës, dhe Ferizaj, Drejtoritë Komunale të Arsimit, (MPMS ) Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Organizatat jo-qeveritare.

Gjatë kësaj konference KOMF prezantojë edhe të gjeturat kryesore të hulumtimit si dhe dy rastet studimore rreth 2 fëmijëve njërës nga Peja dhe tjetrit nga Prizreni.

Arsim Bajrami, Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, tha se ky studim ka shumë rendësi për mbrojtjen e fëmijëve dhe integritet të tyre në shoqëri sidomos në kohën e tranzicionit ku janë shkaktuar shumë probleme.

“ Investimet në këtë kategori duhet ti bëjmë domosdo deri në moshën 16 vjeç, dhe mundësia e parë është që këta fëmijë ti drejtojmë në shkolla humane dhe ato të edukimit, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet në shtëpi”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, tani duhet një përfshirje e plotë sepse shkolla duhet me qenë një instrument bazë, që çdo fëmijë të kryej shkollimin , dhe jo vetëm filloren por edhe atë të mesmen.

“ Jam i sigurte se me këto shkolla humane, do të ndalohen edhe vetit e këqija të fëmijëve dhe nxënësve tanë”, ka thënë Bajrami duke shtuar se prezenca e përhershme e një psikologu, pediatri apo edhe i ndonjë mjeku do të ishte shumë efektivë për çdo shkollë.

Ministri Bajrami ka theksuar se duhet me doemos të ngritët shpresa për këta fëmijë, meqë edhe motoja e këtij lansimi ishte “ Mos ma mbyll derën, jam vetëm një fëmijë”.

Bajram Kelmendi, përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se kjo ministri ka paraparë veprime konkrete, pasin sipas tij kjo kategori duhet të trajtohet me një intervenim të plotë.

“ Institucionet dhe shoqëria duhet të integrohen dhe duhet të marrin masa parandaluese, rreth këtyre fëmijëve të pa arsimuar, pasi shkolla humane do të ishte një shtyllë shumë mbrojtëse dhe shtytëse për fëmijët tanë”, tha Kelmendi, duke falënderuar Ministrin Bajrami rreth kësaj ideje.

Me këtë rast KOMF, falënderoi Save The Children dhe UNICEF-in në Kosovë, për përkrahjen e këtij realizmit si dhe hartuesin e analizës z. Armen Mustafa, për grupin punues të KOMF./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat