Shala thotë se Thaçi e din se Kosova është kapur nga krimi i organizuar

Kosova

Shala thotë se Thaçi e din se Kosova është kapur nga krimi i organizuar

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:47

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Gjermani ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin për politikë të jashtme të Gjermanisë, ku tha ndër tjera se Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t'i kthen imigrantët.

Po, më një qëndrim të tillë nuk pajtohet analisti politik, Krenar Shala, i cili thotë se krimi i organizuar e ka kapë Kosovën, dhe si rezultat i saj Brukseli e Washingtoni do ta trajtojnë Kosovës si të tillë derisa qytetarët ta rrëzojnë këtë pushtet.

“Kosova është e kapur nga krimi i organizuar dhe si rezultat, Evropa e ka rrethuar nga proceset integruese. Shteti i Kosovës do të vazhdojë të trajtohet nga Brukseli e Washingtoni si i tillë derisa qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen dhe ta rrezojnë këtë pushtet. Këtë shumë mirë e dinë edhe Kryeministri i Punëve të Jashtme”, thotë Krenar Shala për gazetën “Bota sot”. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat