Tetë kryetarë të nëndegëve të AAK-së në Prishtinë kalojnë në LDK

Kosova

Tetë kryetarë të nëndegëve të AAK-së në Prishtinë kalojnë në LDK

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:29

Po kthehemi në shtëpinë e vjetër. Kështu e vlerësojnë kalimin në LDK tetë kryetarët të nëndegëve të AAK-së në Prishtinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për shtyp që po mban në këto momente, ka njoftuar se tetë kryetarë të nëndegëve të AAK-së, në Prishtinë dhe disa koordinatorë të forumit rinor të AAK-së i janë bashkuar partisë së tyre.

Bashkë me Ismet Beqirin në konferencë kanë dalë edhe të aderuarit të cilët kalimin në LDK po e konsiderojnë “kthim në shtëpinë e vjetër”, ndërsa kanë shtuar se nuk po e gjejnë veten në partinë e Ramush Haradinajt.

Më 3 Mars 2015, nga rradhët e LDK-së u bashkangjitën një numër i konsiderueshëm të anëtarëve të AAK-së të nëndegëve të Prishtinës.
Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve:
Kryetarët e Nëndegëve të AAK-së që kalojnë në LDK
1. Jeta Rafuna – Nëndega Kolovicë
2. Nazmi Beqiri – Nëndega Kodra e Trimave
3. Egjevit Gashi – Nëndega Gjami e Llapit
4. Ejup Visoka – Nëndega Prugovcë
5. Skender Sopjani – Nëndega Arbëria I
6. Jahir Kelani – Nëndega Vranidoll, Tenezhdoll
7. Mimoza Krasniqi – Nëndega Makovc
8. Sokol Aliti – Nëndega Pejton, Lakrishte
9. Feim Bejta – Nëndega Keqekoll, Prapashticë

Koodinatorët e të rinjve
1. Blerina Brahimi
2. Flutura Halimi
3. Kaltrina Musliu
4. Leotrim Verbovci
5. Amir Kelani
6. Jeton Rafuna
7. Qëndrim Visoka
8. Saranda Jashanica
9. Andet Musliu
10. Adem Brahimi
11. Arton Brahimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat