Nesër protestojnë punëtorët e fabrikës "LLAMKOS"

Kosova

Nesër protestojnë punëtorët e fabrikës "LLAMKOS"

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:17

Të mërkurën do të ketë prapë protestë. Para objektit të Qeverisë dhe para Agjencionit Kosovar të Privatizimit, do të protestojnë punëtorët e fabrikës "LLAMKOS"-Vushtrri.

Protesta fillon në orën 11:00.

Punëtorët thonë do të protestojnë për arsye të mbylljes së fabrikës dhe fillimin e likuidimit, ku, me këtë rast që një vit as Qeveria dhe as AKP-ja nuk kanë marrë masa për gjetjen e një zgjidhje që të mos mbyllen 500 vende të punës.

Ata thonë se për fat të keq premtimet kanë mbet “vetëm premtime” nga muaji në muaj, por menaxhmenti dhe pronari nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat