Thaçi: Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t'i kthen imigrantët

Kosova

Thaçi: Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t'i kthen imigrantët

Nga: H.Orana Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:51

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin për politikë të jashtme të Gjermanisë.

“Gjatë qëndrimit në Berlin, poashtu mbajta një ligjëratë rreth politikës së jashtme të Kosovës në Këshillin për politikë të jashtme të Gjermanisë (Deutsche Gesellschaft für Ausëärtige Politik). Në Berlin më ftuan të ligjeroj mbi postulatet kryesore të politikës së jashtme kosovare në Këshillin gjerman për politikë të jashtme. Ky institucion është i vjetër mbi 60 vjet dhe mbledh ekspertët kryesorë të politikës së jashtme gjermane. HTH ”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi shkruan se 'në publik kishte mjaft ambasadorë, zyrtarë të lartë dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe miq të Kosovës. Në shumë pika, politika jonë e jashtme preket me interesat nacionale të Gjermanisë'.

"Salla kryesore e ligjeratës ishte e mbushur, prandaj pat mjaft publik të interesuar edhe në sallat anësore. Kosova tashmë e ka dëshmuar vehvetën si një faktor stabiliteti dhe progresi në Ballkan. Publiku i shumtë që kishin ardhur të më dëgjonin, kishin interes edhe për cështjet e migrimit, Gjykatës Speciale, pastaj luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Spjegova që kosovarët e duan gjermaninë dhe qinda mijëra kanë edhe lidhje familjare në Gjermani. Kjo shëtë një nga arsyjet pse migrantët ngashnjehen të kërkojnë azil të paligjshëm në Gjermani - duke shpresuar në rrjetin përkrahës familjar për integrim. Por integrim nuk do të ketë për ata që kërkojnë azil dhe mbrojtje nga Kosova. Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t'i kthen imigrantët", shkruan Thaçi.

Thaçi tha po ashtu se Kosova do të kërkon edhe ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në Këshillin e Europës, Partneritet për Paqe të NATO-s, agjencione dhe organizata tjera por edhe për njohje nga 5-shja e BE-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat