Qeveria premton rritjen e Fondit për rastet sociale

Kosova

Qeveria premton rritjen e Fondit për rastet sociale

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:50

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se janë duke punuar në krijimin e një zyre për media.

Sipas tij, krijimi i kësaj zyre ka për qëllim rritjen e transparencës ndaj publikun.

Ndërsa ka kërkuar edhe nga ministritë e tjera që sa më parë t’i emërojnë zëdhënësit e tyre.

“Emërimi i këtyre zëdhënësve do të na ndihmonte shumë në dhënien e informatave sa me shpejtë për publikun”, ka thënë Abrashi në rtk. Në këtë mënyrë, sipas tij, Qeveria ‘Mustafa 1’ po synon që të jetë sa me transparente me publikun.

“Vendimet që merren nga Qeveria mund të jenë të mira ose të këqija dhe ato vendime duhet të bëhen publike për qytetarët sepse ata kanë nevojën të dinë se çfarë vendime po merr qeveria për çështje të ndryshime”, ka thënë Abrashi.

Si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abrashi ka thënë se kjo ministri është duke punuar në rritjen e fondit për rastet sociale. Ai ka kërkuar nga komunat që ti përpilojnë listat e këtyre rasteve në mënyrë që Qeveria të ndaj buxhetin e nevojshëm.

Abrashi ka treguar se janë duke punuar me disa shtete evropiane për punësim sezonal, duke thënë se numri i punëtorëve që do të shkojnë në këto shtete për fillim do të jetë i vogël. Ai është shprehur i bindur se programi i prezantuar nga qeveria do të zbatohet në përpikëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat