Demolli e Kastrati sot në Bruksel

Kosova

Demolli e Kastrati sot në Bruksel

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:59

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me një delegacion të Qeverisë së Kosovës, me ftesë të Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO do të qëndrojnë në Bruksel, ku do të marrin pjesë në takime dhe konferenca punuese të organizuar nga NATO.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, do të kenë takime pune dhe konferenca, që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, mundësitë e trajnimit dhe shkollimit ushtarak, bashkëpunimi ushtarak dhe rolin e NATO-s në Kosovë dhe më gjerë.

Në kuadër të delegacionit të MFSK-së është edhe kolonel Ilir Qeriqi, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat