Shtyhet takimi për migrimin ilegal

Kosova

Shtyhet takimi për migrimin ilegal

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:58

(E plotësuar) Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk do udhëtojë për në Beograd për të marrë pjesë në një takim lidhur me çështjen e migrimit ilegal.

I pari i PK-së, ka konfirmuar për media se takimi është shtyrë për disa arsye objektive.

“Ne kemi marrë informimin dje që, vizita është shtyrë për një datë të pacaktuar për arsye objektive dhe momentin që ne njoftohemi për caktimin e datës së re atëherë ne do të shkojmë për pjesëmarrje për takim që është paraparë të mbahet sot”, ka thënë Maxhuni.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë takim ka qenë e paraparë të jenë edhe drejtorët e policive nga Gjermania dhe Hungaria.

Maxhuni në Beograd, flet për migrimin

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, derisa ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Sot në Serbi do të mbahet një takim ndërmjet drejtorëve të policive nga Gjermania, Hungaria dhe Serbia ku do të marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Hyseni ka njoftuar se ky takim do të trajtojë çështjen e migrimit ilegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat