Departamenti i Verifikimit të zyrtarëve do të bëhet Agjencion i Pavarur

Kosova

Departamenti i Verifikimit të zyrtarëve do të bëhet Agjencion i Pavarur

Nga: M.Lakna Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:30

(E plotësuar) -Drejtori i sapozgjedhur i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj raportoi para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së duke njoftuar këtë komision, lidhur me emërimet e reja që janë bërë në AKI si dhe sfidat që e presin këtë institucion.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Haxhi Shala, tha se gjatë raportimit po ashtu u diskutua lidhur me shkëputjen e Departamentit të Verifikimit nga AKI-ja dhe bashkëngjitja e tij si Agjencion i Pavarur në kuadër të qeverisë i cili do të merret me verifikimin e të gjithë zyrtarëve.

Shala tha se në AKI nuk do të ketë zëvendësdrejtor nga komuniteti serb.

Ai tha se komisioni nuk ka ndonjë informacion të hollësishëm lidhur me dorëheqjen e ish-drejtorit të AKI-së Bashkim Smakaj duke potencuar se lidhur me këtë deputetët nëpërmjet pyetjeve parlamentare do të kërkojnë sqarime nga kryeministri për dorëheqjen e Smakajt.

Drejtori i ri i AKI-së fillon raportimin para Komisionit Parlamentar

Drejtori i sapozgjedhur i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj ka filluar raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth mbarëvajtjes së punës së këtij agjencioni.

Rrëfehet drejtori i AKI-së

Drejtori i sapozgjedhur i AKI-së, Agron Selimaj dhe inspektori i përgjithshëm do të raportojnë sot para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth mbarëvajtjes së punës së kësaj Agjencie.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Haxhi Shala ka thënë se arsyeja e ftesës së drejtorit të AKI-së për raportim, pasi e kanë pjesë të punës që drejtori dhe inspektori i përgjithshëm të raportojnë në baza të rregullta.

Por, ende mbetet mister arsyeja e dorëheqjes së ish drejtorit Bashkim Smakaj.

Shala thotë se ende nuk kanë asnjë shkresë në të cilën do të ishin bërë të qarta arsyet e largimit të Smakajt nga pozita e drejtorit të AKI-së, por ajo që dihet zyrtarisht është se ai ka dhënë dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat