Nesër pritet të kalojnë 11 nëndegë të AAK-së në LDK

Kosova

Nesër pritet të kalojnë 11 nëndegë të AAK-së në LDK

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:41

11 nëndegë të Prishtinës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot (e martë) pritet të kalojnë edhe zyrtarisht në LDK, ashtu siç ka raportuar “Bota sot” me 24 shkurt.
Të 11 nëndegët janë të pakënaqura me dështimet e partisë në zgjedhjet e fundit, e cila rezultoi me pakësim të votave, si në rrafshin nacional edhe atë lokal e kishin njoftuar më parë edhe Ramush Haradinajn. “Ne jemi thellësisht të pakënaqur dhe të 11 nëndegët ia kemi bërë të qartë, edhe partisë se ne do ta braktisim partinë për shkak të dështimeve dhe mos realizimit të qëllimeve në zgjedhje dhe në reformimin e partisë”, kanë deklaruar për “Bota sot”, zyrtarë të deridjeshëm të AAK-së. Vendimin e kishin paralajëruar ta shpallnin javën e parë të marsit./ BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat