Haliti flet për Gjykatën Speciale

Kosova

Haliti flet për Gjykatën Speciale

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:50

Udhëheqës të institucionit më të lartë legjislativ në vend, Kuvendit të Kosovës, kanë konfirmuar se ka arritur drafti i kësaj Gjykate nga Brukseli dhe se organet relevante vendore po punojnë në të.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë për RTK-në se askush nuk ka nevojë të frikësohet nga Gjykata Speciale. Sipas Halitit, deklarimet se në mungesë të vullnetit kosovar, një Gjykatë e tillë mund të themelohet nga OKB-ja, mund të jenë të vërteta dhe se sipas tij, deputetët kosovarë duhet t'i besojnë drejtësisë evropiane, me qëllim të konfirmimit të sërishëm të pastërtisë së UÇK-së.

Askush nuk ka nevojë të frikësohet nga Gjykata Speciale. Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit, tha për RTK-në, se tani më ka arritur drafti i kësaj Gjykate nga Brukseli dhe se organet relevante vendore po punojnë në të.

Sipas Halitit, pavarësisht deklaratave të ndryshme, me themelimin e Gjykatës Speciale nuk cenohet sovraniteti i Republikës së Kosovës. Ai vlerëson se Kosova shtet synon Evropën dhe se kjo Gjykatë është kërkesë e Evropës, përkatësisht Këshillit Evropian.

Haliti thotë se ai asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë gabimi eventual në zinxhirin komandues të UCK-së, i cili sipas tij nuk qe gjithherë i lidhur, mirëpo Haliti beson se edhe përmes kësaj Gjykate do të vërtetohet, se qëndrimi i shtabit të përgjithshëm të UCK-së asnjëherë nuk ka qenë që të bëhen veprime për të cilat flitet se do të akuzohen njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat