Familjarët e të zhdukurve: S’ka nderim për Kandiqin

Kosova

Familjarët e të zhdukurve: S’ka nderim për Kandiqin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:19

Këshilli Kordinues i Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës njofton se në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi edhe propozimin e kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari për shpalljen “Qytetar nderi”.
Këshilli Kordinues i Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës njofton se në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi edhe propozimin e kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari për shpalljen “Qytetar nderi” të aktivistes serbe Natasha Kandiq.

Në një njoftim për media KKAFZHK këtyë vendim e quan të shëmtuar ndërkaq Kandiqin e quan “rod të Jabllanoviqëve”.

“Aktivistët e këtij asociacioni që bashkon familjarët e të zhdukurve të Kosovës, shprehën pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre dhe të familjarëve për të cilët u tha se ata ende pa u qetësuar nga goditja- ofendimi i rëndë i bashkëkombësit të Kandiq, morën goditjen e dytë e cila i ka lënduar edhe më shumë”, thuhet në komunikatë.

Në komunuikatë shprehet shqetësimi i familjarëve se nga kush doli një ide e tillë e pa kurrfarë mbështetje, me karakter antishqiptar dhe antinjerëzor qe të ngacmoj plagën e hapur të qytetarëve më të goditur nga forcat nacional- fashiste të Serbisë së Milosheviqëve, të cilët ende po vazhdojnë të kërcënojnë shqiptarët.

“Ftojmë udhëheqjen e Komunës së Gjakovës dhe sidomos këshilltarët e asamblesë komunale qe të heqin nga rendi i ditës një herë e përgjithmonë një propozim të tillë i cili është i pa pranueshëm, ofendues dhe i pa vend. Përndryshe në aktivistët dhe familjarët e kategorisë së goditur rëndë nga pasojat e veprimeve kriminale dhe gjenocidale të shtetit më antishqiptar- Serbisë, do të reagojmë në formën tonë më të ashpër. Gjithashtu, konsiderojmë se vonë apo asnjëherë për të gjallë tonë, nuk do të duhej kush as të mendoj për gjëra të tilla- ‘nderim’ për asnjë qytetar të Serbisë për deri sa ajo nuk kërkon falje, nuk shpreh pendim dhe nuk e pranon realitetin e ri- Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat