UP: Dy provime në afat të prillit

Kosova

UP: Dy provime në afat të prillit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 15:48

Studentët protestues më në fund ia arritën qëllimit të tyre. Ata për afatin e prillit do ti kenë dy provime.

Kjo gjë u bë e ditur sot gjatë mbledhjes së mbajtur nga senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky i fundit ka marrë vendim që studentëve tu lejohet që gjatë afatit të jashtëzakonshëm të prillit t’i nënshtrohen dy provimeve, kurse absolventët do të kenë mundësi të hyjnë në një provim. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Parlamentit të Studentëve Arben Mehmeti.

Ky vendim është marrë pas presionit të studentëve të cilët gjatë javës kanë bllokuar hyrjet e disa njësive akademike në shenjë proteste për mos lejimin e këtyre provimeve. Edhe në mbledhjen e Senatit ka pasur shumë kundërshtime por marrja e këtyre vendimeve erdhi pas insistimit të studentëve senatorë.

“Pas presionit të studentëve u vendos që afati i prillit të lejohet em dy provime dhe afati për absolvent të jetë me një provim në muajin maj. Për Afatin e tetorit do të pritet deri ën ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kur do të bëhet Statuti i ri. Do ët tentohet që këto afate të futen si të rregullta dhe të mos kemi kriza të tilla siç patëm deri më tash.”, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat