Kurteshi kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Kosova

Kurteshi kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:22

Kurteshi, tha se Kuvendi ka për obligim që ta harmonizoj Kushtetutën me standardet ndërkombëtare.

Avokati i Popullit Sami Kurteshi në paraqitjen e rekomandimeve të tij për ndryshimin e Kushtetutës, tha se kufizimi prej gjashtë muajve për të ushtruar ankesë për raste të cilat duan t’i ngrisin në Gjykatën Kushtetuese duhet të hiqet për Avokatin e Popullit.

Kurteshi në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, tha se Kuvendi ka për obligim që ta harmonizoj Kushtetutën me standardet ndërkombëtare.

Deputetët kanë kërkuar nga Avokati që të jap ndonjë rast konkret ku për shkak të këtij kufizimi janë shkelur të drejtat e njeriut. Kurse, Kurteshi tha se kanë pasur raste dhe pikërisht për shkak të kufizimit të afatit për referim në Kushtetuese kanë mbetur ligje të këqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat