Reagon djali i Sami Lushtakut: Dërgon letër të hapur euro-deputetit francez

Kosova

Reagon djali i Sami Lushtakut: Dërgon letër të hapur euro-deputetit francez

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:50

Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar kundrejt deklaratave të euro-deputetit francez i cili ka kërkuar nga shteti Francës që ta rikthej prapësht njohjen e Kosovës.

“Euro-deputeti është i ndikuar nga Lobi Serbë në mënyrë direkte apo indirekte në paragjykimin e tij, gjithashtu edhe neglizhenca jonë për të vërtetuar së krimet janë bërë nga Serbet është rezultatet i një deklarate të tillë”, ka thënë Lusytaku

Ai ka bërë me dije se institucionet kosovare duhet që të bëjnë një reagim në ambasadën franceze në Kosovë lidhur me deklaratat e pamatura të euro-deputetit

“Apeloj të Ambasada e Francës në Kosovë të distancohet nga një deklarim i tillë, ne si Shqiptarë e Kosovës jemi kundër çdo Krimit, qoftë ai etnik, fetar, apo ekonomik”, ka thënë ndër tjerash Lushtaku.

Reagimi i plotë i Mërgim Lushtakut :

#Reagim: Kosova ishte viktimë shekullore e Evropës, dhe duke parë gabimin e tyre ata mbështeten ndërhyrjen për të evituar spastrimin etnik të shqiptareve nga Krimineli Milloshevic dhe nga Forcat Kriminale të Aramtosuara Serbe!
Por me siguri që Euro-deputeti është i ndikuar nga Lobi Serbë në mënyrë direkte apo indirekte në paragjykimin e tij, gjithashtu edhe neglizhenca jonë për të vërtetuar së krimet janë bërë nga Serbet është rezultatet i një deklarate të tillë!

Unë apeloj të Institucionet përgjegjëse të Kosovës të bëjnë një reagim në Ambasadën Franceze, që të kritikohet një deklarim i pabazë e spekuluar i një diplomati që vjen nga Franca, e cila si Shtet mike ka bërë shumë për Kosovën në '99 dhe më mbështetjen e saj për zhvillim të Demokracisë e formimin e institucioneve kredibile arritëm në pikën ku të shpallim Kosovën si Shtet të Pavarur në vitin 2008!

Apeloj të Ambasada e Francës në Kosovë të distancohet nga një deklarim i tillë, ne si Shqiptarë e Kosovës jemi kundër çdo Krimit, qoftë ai etnik, fetar, apo ekonomik! Por ne nuk duhet te luajmë rolin e Drejtësisë, kur ka institucionet përgjegjëse që dalin më një gjykim të tillë. Ju lutem si shtet mike, të tregoheni e drejtë sikur që jeni treguar në '99 e në vazhdimësi!

#Rikujtim: Opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm.

Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme te të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë.
Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Por shpresoj që z. Aymeric Chauprade, është një njeri intelektual më moral që nëse ka argumente dhe fakte do të kërkojë falje publike, pasi një deklarim i këtij lloji i prek të gjithë atë që pjesë e në gjenocidi të tillë por edhe gjithë Shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat