Thaçi: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i Kosovës

Kosova

Thaçi: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i Kosovës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës në Gjermani iu ka bërë thirrje deputetëve të këtij shteti që të ndërpritet izolimi i Kosovës.

“Pata kënaqësinë që në takimin e parë gjatë vizitës në Gjermani të takoj Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, i kryesuar nga deputeti Peter Weiss (CDU) dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut. I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën, i informova për zhvillimin e Kosovës në konsolidimin e shtetit si dhe u bëra thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën. Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës”, shkruan Thaçi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat