Kërkohet ndryshim radikal i Kushtetueses

Kosova

Kërkohet ndryshim radikal i Kushtetueses

Më: 2 mars 2015 Në ora: 07:39

Partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë për obligim që të nisin procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që nga preambula e saj e pjesët e tjera normative dhe jo të bëhen ndryshime kozmetike apo parciale.

Ndryshimi i aktit më të lartë juridik konsiderohet domosdoshmëri, duke marrë parasysh se shumë çështje, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Gjykata Speciale, transformimi i FSK në FAK, Ligji për Zgjedhjet, mënyrës së zgjedhjes së presidentit... etj në vazhdimësi kanë interferuar në Kushtetutën e Kosovës.

Ekspertët për çështje kushtetuese vlerësojnë se Kosova ka nevojë që të hapë Kushtetutën e saj dhe të bëjë ndryshime substanciale në aktin më të lartë juridik të vendit e jo ndryshime të bëhen vetëm për çështje të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat