Qeveritarët ose nuk dinë, ose nuk duan zgjidhje adekuate!

Kosova

Qeveritarët ose nuk dinë, ose nuk duan zgjidhje adekuate!

Nga: Diana Bunjaku Më: 2 mars 2015 Në ora: 07:16

Riza Smaka, njohës i çështjeve juridike tha për “ Bota sot” se ikja kah këmbët, koka e të rinjve e të rejave shqiptare, është temë aktuale e akutë për kënd do, përveç për qeveritarët tanë, të cilët përherë denjëzohen dhe shkarravisin diçka në face book-ut e tyre.

Ai ka thënë se të apostrofohet se ka zgjidhje për ketë fenomen social patologjik, qeveritaret ose nuk dinë, ose nuk duan të din, e gjasat janë se ata as nuk dinë dhe as nuk duan zgjidhje adekuate.

Sipas tij, emigrimi i fuqisë mendore e fizike të re nga vendi ynë, është goditje e rënde në disfavorin e substancës kombëtare shqiptarë e cila përgjatë shekujve, e deri më tani nga dhuna e pushtuesve e tani edhe me neglizhencat, arbitrarizmat, in kompetencat, aferat korruptove, zhvatjet e pamëshirshme të aseteve publike dhe përfundimisht nga zhgënjimet me bartësit e funksioneve publike e braktisin vendlindjen dhe vejnë në dhëna të huaja madje pa asnjë fare shprese për të gjetur zgjidhje!

“Në gjendje të këtillë, cila do qeveri do të abdikonte në favorin e interesit të përgjithshëm të imoralitetit politik, dhe të gjetjes së zgjidhjes efektive për pengimin e emigrimit të të rinjve e të rejave nga vendi ynë”, ka thënë Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat