Avdullah Hoti u përgjigjet kritikave të opozitës

Kosova

Avdullah Hoti u përgjigjet kritikave të opozitës

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:53

Ministri i Financave Avdullah Hoti, u është përgjigjur kritikave të liderëve të opozitës. Tha se këta njerëz kohë më parë i kanë ‘quar në qiell’ nga ‘lavdatat’ ndërsa sot po ‘debatojnë kot’.

Komentet i bëri në një intervistë në televizionin publik.

“Po ne kemi fillu të punojmë shumë intensivisht prej ditës së parë kur kemi fillu Qeverinë. Jemi të njëjtit njerëz, është i njëjti program që këta që kritikojnë sot, na lëvdonin e na qonin në qiell.

Është e pakuptueshme ndërrimi komplet i qasjes por mendoj që koha e debateve të kota ka mbaru, tash kemi fillu punën dhe ne do të komunikojmë me opozitën nëpërmjet realizimit të premtimeve tona dhe realizimit të programit”, tha Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat