Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren refuzon pozitën e Zëvendësministrit

Kosova

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren refuzon pozitën e Zëvendësministrit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:31

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, e ka refuzuar pozitën e Zëvendësministrit të Shëndetësisë. Ka arsyetuar se këtë po e bën për të forcuar LDK’në në Qytetin e Vjetër.
Këtë lajm e ka dhënë në Facebook, Kryetari i LDK'se ne Prizren.

Ai ka thënë do të kërkojë përfaqësim më të madh të Prizrenit në Qeveri.

Lexojeni të plotë reagimin

Të nderuar miq,

Dua të falënderoj publikisht Kryeministrin Isa Mustafa dhe strukturat tjera të LDK-së ,për besimin ndaj meje, që si profesionist shëndetësor të kontribuoj në reformën shëndetësore nga pozita e Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë.

Por unë kam marrë një vendim tjetër. Pa dashur të ik nga përgjegjësia , dhe pa ndalur kontributin tim për shëndetësinë ,kam vendosur ti përkushtohem punës në forcimin e LDK-së nê Prizren.

Aktivistët me besimin ndaj meje në Kuvendin e fundit zgjedhor , lidhen kontratë me mua si Kryetar i ri, për të bërë LDK-në fituese në qytetin e Prizrenit.

Këtë besim të tyre do ta kthej me punë të përkushtuar dhe të ndershme për qytetarët e Prizrenit . Prandaj prioritet i im në këtë periudhë vendimtare ,mbetet LDK dhe alternativa jonë për Prizrenin. Në të njëjtën kohë, do insistoj për një përfaqësim sa më dinjitoz të Prizrenasve në Qeveri. Shpresoj të më mirëkuptoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat