AAK drejt zgjedhjeve të brendshme

Kosova

AAK drejt zgjedhjeve të brendshme

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:34

Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban Kuvendin Punues, në të cilin do të diskutohen dhe votohen ndryshimet statutare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën finale të përmbylljes së procesi të brendshëm zgjedhor.

Shpallja e zgjedhjeve të brendshme në AAK do të zhvillohet në kuadër të një procesi të gjithmbarshëm të reformave dhe konsolidimit të AAK-së, si parti që synon ndryshimin aq të domosdoshëm në Kosovë, ndërsa Kuvendi i Punës do të diskutojë për propozim-ndryshimet në Statutin e AAK-së.

Kërkesa e shkruar të Kryesisë së AAK-së drejtuar Këshillit Drejtues është bërë në respektim të normave statutare të AAK-së.

Kryesia e AAK-së më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat