Prishet koalicioni PDK-LDK

Kosova

Prishet koalicioni PDK-LDK

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 22:09

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë prishur koalicionin qeverisës në Kaçanik.

PDK ka qenë iniciatorë e prishjes së këtij koalicioni, pasi që në këtë parti kanë aderuar tre asamblistë nga AAK, me të cilët kanë krijuar shumicën në Asamblenë komunale të Kaçanikut.

Kreu i kësaj komune, Besim Ilazi, ka thënë për Klan Kosova se prishja e koalicionit ka ardhur me kërkesë të strukturave të partisë të secilës i takon. Ai ka sqaruar se PDK tashmë numëron 14 asamblesitë nga 27 sa ka gjithsej.

Prishja e koalicionit nuk po pëlqehet nga LDK. Nënkryetari i LDK-së në Kaçanik, Gafurr Islami, e ka quajtur tradhti prishjen njëanshme të koalicionit nga ana e PDK-së. Sipas tij, koalicioni kishte funksionuar mirë në kohën e bashkëqeverisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat