Sivjet fillon subvencionimi i pemishteve – 400 euro për hektar

Kosova

Sivjet fillon subvencionimi i pemishteve – 400 euro për hektar

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 21:15

Sektori i pemëtarisë është me rëndësi strategjike dhe ekonomike për Kosovën, pasi konsiderohet se ka klimë të mirë për zhvillimin e kësaj veprimtarie bujqësore dhe shton numrin e të punësuarve, pasi kjo veprimtari kërkon fuqi të madhe punëtore.
Duke e parë rëndësinë e kësaj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetshëm do të fillojë për herë të parë të subvencionojë edhe pemishtet.
Subvencionimi, sipas MBPZHR-së do të bëhet 400 euro për 1 hektar. Përfitues do të jenë fermerët të cilët kanë të mbjellë së paku 0.50 ha me pemë drufrutore (molla, kumbulla, dardha…) dhe fermerët të cilët kanë të mbjellë së paku 0.25 ha me pemë të imëta (dredhëz, manaferrë, mjedër dhe boronicë).
Sipas MBPZHR-së mbështetja për pemë do të vazhdojë edhe me grante. Për pemë janë planifikuar 2 milionë euro grante. Ndërkaq për skemën e subvencioneve janë planifikuar 1 milion e 100 mijë euro.
Sipas të dhënave statistikore, aktualisht në Kosovë janë të mbjella rreth 4 000 hektarë me pemë të të gjitha llojeve.
Zyrtarë të MBPZHR-së kanë thënë se në vitet e ardhshme do të rritet buxheti për subvencionim dhe grante të pemëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat