Mos e harroni Likoshanin dhe Qirezin

Kosova

Mos e harroni Likoshanin dhe Qirezin

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 20:15

Sot në Skenderaj është përkujtuar 17-vjetori i betejës së Likoshanit dhe Qirezit. Në këto dy fshatra, Policia serbe vrau dhe masakroi 24 shqiptarë. Në një akademi përkujtimore, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj, i pranishëm ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Betejat e para 17 viteve u vlerësuan si fillimi i luftës që çoi në lirinë e Kosovës në qershorin e vitit 1999.

Më 28 shkurt të vitit 1998, forcat e UÇK-së u ndeshën ballë për ballë me forcat serbe. Në shenje hakmarrje për ushtarët e vrarë, serbët u hakmorën ndaj popullatën civile.

Në këtë masakër u vranë katërdëshmorë dhe 20 martirë. 10 prej tyre ishin nga familja Ahmeti, të cilët u ekzekutuan para familjarëve: Ahmeti, Ganiu, Elmiu, Hamëzai, Dritoni, Naimu, Shemsiu, Lumniu, Basriu, Elhami, si dhe Behram Fazliu nga Gradica i cili kishte qëlluar mysafir në familjen Ahmeti.

Gjithashtu, në këtë ditë u vranë edhe Beqir, Bedri, Nazmi dhe Bekim Sejdiu, si dhe Smajl Behrami nga Baksi që ishte fëmija i vetëm në familje. Pos dy prindërve të tij, ai kujdesej edhe për axhën dhe gruan.

Po ashtu u vranë edhe Muhamet dhe Naser Gjeli nga Likoshani, Behram Fazlia nga Gradica, kurse nga Qirezi janë vrarë Rexhep e Beqir Rexhepi, Ibish Rama, Xhemshir, Ilir dhe Rukije Nebihu (e cila ishte shtatzënë). /KP/

Emrat e të vrarëve në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit:

Ilir Nebihu (30) Rukie Nebihu (27), Xhemshir Nebihu (33), Rexhep Rexhepi (63),Beqir Rexhepi (30), Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ibish Rama (38), Ismail Behrami (30), Baks, Behram Fazliu (50), Gradicë, Ahmet Ahmeti (50), Gani Ahmeti (46), Hilmi Ahmeti (44), Hamzë Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23) Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18)Elhami Ahmeti (16), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat