Grabovci: Lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Kosova

Grabovci: Lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 19:11

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka kujtuar betejën e Likoshanit dhe Qirezit.
Grabovci përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto dy beteja i dhanë forcë luftës së UÇK-së dhe ishte paralajmërimi më kumbues për fundin e robërisë.
Lexoni postimin e plotë:
Beteja e Likoshanit dhe Qirezit i dha forcë Luftës së UÇK-së dhe ishte paralajmerimi më kumbues për fundin e roberisë.
Masakra që bënë forcat armike në popullatën civile, pas betejave të humbura përball UÇK-së, ishte edhe një shpërfaqje para botës e gjenocidit që ushtrohej ndaj popullit tonë, por edhe shprehje e dëshprimit për humbjet e pësuara në teren, Ushtri me Ushtri.
Lufta e UÇK-së, ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, do mbetët në histori si ushtria çlirimtare më e suksesshme në historinë moderne botërore
Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të rënë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat