Berisha: Zgjedhjet janë rruga vetme që ndryshojnë gjërat në demokraci

Kosova

Berisha: Zgjedhjet janë rruga vetme që ndryshojnë gjërat në demokraci

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:21

Përveç liderit të AAK-së, i cili tha se sa më shpejt që Kosova të shkojë në zgjedhje është më mirë për vendin, mendim të njëjtë ka edhe deputeti i Kosovës, nga radhët e Nismës, Zafir Berisha.

“Sa më shpejtë që ta qojmë Kosovën në zgjedhje është më mirë për Kosovën. Dalja nga kjo qeverisje e gabuar mund të bëhet vetëm me zgjedhje”, ka theksuar Ramush Haradinaj.

Për këtë deklaratë Zafir Berisha thotë se nuk e dinë së sa është e analizuar mirë, por sipas tij, është e vërtet se Kosova gjendet në kolaps dhe zgjedhjet janë rruga vetme që ndryshojnë gjërat në demokraci.

“Edhe pse shkuarja në zgjedhje dyshoj se mundë të ketë ndryshime, sepse partitë në pushtet që e kanë varfërua këtë popull me mjeshtri e blejnë me lek këtë varfri, ashtu siç ka ndodhë edhe në zgjedhjet e fundit...”, thotë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, jo që Ramush Haradinaj ka kërkua një gjë të tillë, por simptomat tregojnë se Kosova me këtë kombinim qeverisës është shumë afër zgjedhjeve.

“Ndryshimet e kërkuara për Kushtetutën lidhur me Tribunalin kundër UÇK-së dhe formimin e ushtrisë së Kosovës ka gjasa tepër të mëdhaja të dështojnë në Kuvend që vetvetiu Kosovën do ta qojnë në zgjedhje”, thotë Zafir Berisha. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat