Veriu i ndarë prej Kosovës. Një vend i krimit të organizuar

Kosova

Veriu i ndarë prej Kosovës. Një vend i krimit të organizuar

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:23

“Është e qartë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet menjëherë, nëpërmjet veprimeve të shpejta, por kësaj çështje duhet paraprirë me një proces politik i konkretizuar me veprime konkrete, që do të mundësonin një integrim të komunave veriore në sistemin e drejtësisë”, thuhet në programin qeverisës.

Publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thekson se, “nuk duhet pritur, duhet vepruar, askush nuk mund t'i integroje ato nëse institucionet e Kosovës nuk punojnë në këtë drejtim”.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thekson se, veriu i Kosovës, konkretisht Mitrovica mbi lumin Ibër ka mbet pikë e zezë, pasi aty nuk funksionojnë as ligjet e vendit tonë e madje as ligjet e Serbisë, madje aty gërshetohen interesat e kapove të kriminelëve të cilët i kontrollojnë tregjet në atë vend.

“Por çka është ma interesat se sipas shumë raporteve vendore e ndërkombëtare shumë politikan brenda Kosovës dhe Serbisë bashkëpunojnë për qëllime përfitimi dhe në një farë forme ju konvenon kjo gjendje”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se si pasoj e gjithë kësaj situate, janë duke pësuar popullatë e pafajshme ku grupe të ndryshme kriminale po i përdorin armët e vdekjeprurëse duke shkaktuar dëme të shkatërrimit në masë, pra sot në veri të Kosovës është hedhur një mjet shpërthyes e cilat ka mund të jetë katastrofave për civilët e pafajshëm.

“Kjo tregon edhe një element të rëndësishëm se ai vend është i militarizuar dhe se ajo pjesë është përplot armë të ndryshme të cilat janë të rrezikshme për të gjithë. Pra duhet sa më shpejt të ndermirën masa nga institucionet e Kosovës që të vendoset rendi dhe ligji në atë pjesë, të çarmatosen grupe të ndryshme kriminale dhe ajo pjesë e popullatës të jetë e sigurt”, thotë Avni Islami. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat