Bekim Haxhiu: Thaçi kryeministër? Jo njëherë!

Kosova

Bekim Haxhiu: Thaçi kryeministër? Jo njëherë!

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:21

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka theksuar se PDK është parti serioze dhe se njëherë-përnjëherë nuk ka asgjë serioze për lajmin se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, synon në të ardhmen e afërt postin e kryeministrit e jo të presidentit të vendit.
"PDK e ka votu Qeverinë e Kosovës dhe koalicioni po funksionon normalisht", ka thënë Haxhiu në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, në Rrokum TV.

Sipas tij, “programi qeveritar është program për zhvillim ekonomik”, ndërsa thekson se “ekspertët e dy partive të koalicionit (PDK dhe LDK) gjithçka kanë për ta harmonizuar”.

Haxhiu, sa i përket emërtimit akronimit për Forcave të Armatosura të (Republikës së) Kosovës, si FAK ose FARK, ka deklaruar se krejt janë pajtuar që të quhen FAK.

Kurse, sa i përket barnave dhe sigurisë në Kosovë, ai thotë se është shqetësuese origjina e tyre, prandaj kërkon “masa konkrete për ta parandaluar ketë fenomen”.


RROKUM ROLL - Bekim Haxhiu: Thaçi kryeminister... von RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat