Latif Merovci emërohet zëvendësdrejtor i AKI-së

Kosova

Latif Merovci emërohet zëvendësdrejtor i AKI-së

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:22

Latif Merovci, tash e tutje do të bartë postin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa Shkëlzen Sopjani do të jetë inspektor i përgjithshëm i AKI-së . Kështu kanë vendosur Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Isa Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, zotëri Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Sipas kësaj komunikuare, emërimi i zotëri Merovcit, zëvendësdrejtor të AKI-së, u bë pasi Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, paraprakisht, kanë pranuar dorëheqjen nga detyra të zëvendësdrejtorit të deritashëm të AKI-së, zotëri Muharrem Ajetit, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe punën në ndërtimin e AKI-së.
“Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, kanë emëruar sot në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, zotëri Shkëlzen Sopjanin”, përfundon komunikata. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat