Jahjaga takon shoqërinë civile: Të avancohet agjenda e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova

Jahjaga takon shoqërinë civile: Të avancohet agjenda e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:09

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot një grup të përfaqësuesve të shoqrisë civile. Jahjaga ka biseduar me këtë përfaqësues rreth anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës. Po ashtu, Presidentja Jahjaga ka vlerësuar punën e shoqrisë civile.

“Sot prita në takim një grup të përfaqësuesve të shoqërisë civile, me të cilët diskutuam për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës, për arritjet dhe sfidat, si dhe për rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Vlerësoj punën e deritashme të organizatave të shoqërisë civile dhe të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për angazhimin e tyre në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. U pajtuam për një komunikim më intensiv dhe bashkërendim të shtuar, me qëllim që bashkëveprimi dhe agjenda e anëtarësimit në Këshillin e Evropës të avancohet”, shkruan Jahjaga në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat