Spahiu: Isa Mustafa është më i mbërthyer se sa Jezu Krishti!

Kosova

Spahiu: Isa Mustafa është më i mbërthyer se sa Jezu Krishti!

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:46

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, edhe po të dojë të tradhtojë Hashim Thaçin, nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë.
Sipas Spahiut, Mustafa i ka të dy këmbët në një këpucë.

“Isa Mustafa edhe po të dojë të tradhtojë, (ai përndryshe tradhtinë nuk e ka problem si skrupull moral), nuk do të mund ta bëjë këtë, sepse të dy këmbët i ka të futura në një këpucë”, ka thënë Spahiu.

Madje, Spahiu konsideron se Mustafa është më i mbërthyer se sa Jezu Krishti.

“Isa Mustafa është më i mbërthyer se sa Jezu Krishti në kryq. Në njërën anë ka elektoratin e LDK-së që nuk ia falë tradhtinë, ka opozitën VV-në, AAK-në, Nisma-n. që është më shumë e hasmuar me të se me Hashimin. Ka Kadri Veselin, që është i interesuar të bëhet president, në mënyrë që t’ia marrë partinë, dhe të fundit ka Hashimin që është i interesuar të bëhet President, e që ka tradhtuar të tjerët por që kurrë deri më tani nuk ka qenë viktimë e tradhtisë”, theksoi Spahiu.

Sipas, tij, është vetëm një gjë që rrezikon moszgjedhjen e Thaçit, president.

“E vetmja që rrezikon me moszgjedhjen e Hashimit, president, është triumfi për kryetar të LDK-së i ndonjë kandidati që nuk është në agjent i PDK-së. Por, edhe për këtë Hashimi dhe Kadriu, do të përkujdesen që sa më shumë agjendë të tyre do t’i kandidojnë për kryetar të LDK-së, në mënyrë që sa më lehtë të eliminojnë nga gara kandidat për kryetar të LDK-së që nuk janë agjentët e tyre”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat