Limaj takoi Ministrin Bushati

Kosova

Limaj takoi Ministrin Bushati

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:18

Kryetari i NISMA për Kosovë, z. Fatmir Limaj, së bashku më anëtarë tjerë të Kryesisë së Nismës, sot kanë pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është folur për situatën politike, ekonomike dhe sociale, në Kosovë dhe Shqipëri, për rrugëtimin e dy vendeve drejt anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare, etj.

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj në një prononcim për media, tha se së bashku me Ministrin Bushati biseduam për situatën në vendet tona, ku e falënderova për angazhimin si Ministër dhe si Qeveri e Shqipërisë, që po bënë për Kosovën në shumë fusha.

Ndërsa, Ministri i Punëvë të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, tha se falënderoj Nismën për pritjen që na bëri sot, ne sot biseduam për aktivitetet Kosovë – Shqipëri, për sfidat e Kosovës drejt strukturave ndërkombëtare, në veqanti për çështjen rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, ku Shqipëria është duke u munduar të jap maksimumin në mundësitë e saj. Ministri Bushati, poashtu ka uruar Kryetarin Limaj për njëvjetorin e themelimit të Nismës për Kosovën./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat