AAK: Sulmet ndaj Blerim Kuçit, insinuata anakronike dhe shpifje tendencioze

Kosova

AAK: Sulmet ndaj Blerim Kuçit, insinuata anakronike dhe shpifje tendencioze

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 12:52

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh shqetësim për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi.

Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponsorizuar nga njerëz që duan t’i largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme.

“Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla. Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, kudo, që familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë. Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat