Çollaku ka zhvilluar takim me Schtattschneider-in

Kosova

Çollaku ka zhvilluar takim me Schtattschneider-in

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:21

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e Ministrisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë, Dirk Schtattschneider.

Ata ndër të tjera kanë biseduar për Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Me këtë rast, ministri Çollaku e falemnderoi Schtattschneider për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe u shpreh mirënjohës për vazhdimin e kësaj përkrahjeje në të ardhmen përmes Marrëveshjes Kornizë për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Gjatë këtij takimi, ministri Çollaku theksoi se dy prioritetet bazë të ministrisë që ai drejton mbeten nënshkrimi i MSA-së si dhe procesi i liberalizimit të vizave.

Ai përsëriti se “lidhur me MSA-në, pret nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në një periudhë të afërt dhe hyrjen e saj në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Kosova është në fazën përfundimtare të përmbushjës së rekomandimeve të fundit dhe pasi të ndodhë kjo, ne presim që edhe Brukseli të njohë këto të arritura dhe t’i shpërblejë në mënyrë meritore qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Ministri Çollaku diskutoi me Schtattschneider edhe për emigrimin e parregullt dhe numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë sidomos në fund të vitit të kaluar dhe në muajt fillestar të këtij viti.

Lidhur me këtë, ministri theksoi se sfida mbeten në domosdoshmërinë e përmirësimit të shpejtë të situatës socio-ekonomike në vend dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Natyrisht, qeveria e Kosovës do të vazhdoj me fushatën informuese vetëdijsuse për parandalimin e emigrimit të parregullt dhe planifikimin e mirëfilltë të rikthimit dhe riintegrimit e qytetravë të rikthyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat