Vazhdon bashkëpunimi GIZ dhe MAP

Kosova

Vazhdon bashkëpunimi GIZ dhe MAP

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:20

Ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar me bashkëpunëtorë, priti z. Malte Kirchner udhëheqës i projektit të reformës juridike në GIZ ( Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit).

Në këtë takim, ministri Yagcilar falenderoi GIZ-në, për mbështetjen dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet MAP dhe GIZ , veçanërisht në fushën e Reformës së Administratës Publike.

Gjatë këtij takimi , gjithashtu u diskutua për planet e MAP-së në vitin 2015 dhe 2016, ngritjen e kapaciteteve në Reformën e Administratës Publike, zhvillimin e trajnimeve si dhe aktivitetet e GIZ dhe IKAP.

Përfaqsuesi e GIZ , duke falenderuar ministrin Yagcilar theksoi, se është i rëndësisë së veçantë bashkëpunimi i mëtutjeshëm ndërmjet MAP-GIZ./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat