Çoçaj këkron 10 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Rami Berisha

Kosova

Çoçaj këkron 10 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Rami Berisha

Nga: Valbona Mazreku Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:42

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, kërkon dëmshpërblim nga gazetari Rami Berisha. Sipas gazetarit Berisha, shuma që ka kërkuar Çoçaj në padi kapë shifrën 10 mijë euro.

Ky është postimi i plotë i Rami Berishës në Facebook:

Drejtori i Arsimit deri më tani po mbrohet vetëm kundër pohimeve për punësimet me shkollë të mesme. Duke e parë mirë padinë e Drejtorit dhe fjalët e tij në dy kronika një në Televizionin Besa dhe një në TV Klan, dalin këto konstatime të paqëndrueshme të tij.
Në RTV Besa thotë se me shkollë të mesme janë të punësuar nga 50 deri ne 53. Në TV Klan thotë 43, prej tyre 23 thotë se janë me normale ndërsa 20 me shkollë të mesme të muzikës. Dëshmi e fortë. Zot fale se iu kanë përzier letrat.
Me padi Nexhat Çoçaj i kërkon 10 mijë euro nga unë. Miq mos ia zini për të madhe. Nuk i kanë mjaftuar paratë nga keqpërdorimet në Arsim e po i duhen edhe kaq para, hiq me pak e as më shumë se 10 mijë euro…Sa mirë…Sa duhet me i kërku gjeneratat e tëra për keqpërdorimet e tij…mbetet të shihet…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat