120 organizata kërkojnë shkarkimin e ministrit Murati

Kosova

120 organizata kërkojnë shkarkimin e ministrit Murati

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:25

Pas deklaratave të cilat ministri i diasporës Valon Murati i ka dhënë të hënën, duke theksuar se “pozita e privilegjuar e komuniteteve joshqiptare, e veçanarisht ajo e komunitetit serb, është njëra prej arsyeve kryesore për emigrimin e shqiptarëve të Kosovës”, organizatat e shoqërisë civile të komunitetit serbë dhe komuniteteve tjera joshqiptare, të firmosura më poshtë, kërkojnë nga Qeveria të kërkoj falje dhe që urgjentisht ta shkarkoj ministrin Muratin.

Ortganizat shprehen se kjo deklaratë e cila vjen nga ana e një funksionari të lartë të Qeverisë, edhe njëherë po e zbulon cinizmin dhe hipokrizinë në mesin e elitës politike në Prishtinë kur bëhet fjalë për përkushtimin në ndërtimin e një shoqërie multietnike, njëkohësisht tregon se frika te komuniteti serbë dhe te komunitetet tjera është e arsyeshme lidhur me diskriminimin dhe mosrrespektimin e të drejtave të tyre të garantuara, të cilat mbesin vetëm shkronja të vdekura në letër.

Deklarata e përbashkët e 120 organizatave për shkarkimin e ministrit Murati:

Kjo është, gjithashtu, një lloj presioni i Prishtinës me të cilin porositet se nuk do të heq dorë nga qëndrimet e ngulitura dhe maksimaliste gjatë bisedimeve në Bruksel dhe nuk i lënë hapsirë zgjidhjes me kompromis ku edhe më tutje po zvarritet themelimi i Bashkësisë së komunave serbe.

Deklarata e zotëri Muratit është njëkohësisht edhe shumë e rrezikshme dhe paraqet vazhdimin e mënyrës së tanimë të njohur që për të gjitha dështimet e elitës politike në Prishtinë fajtorin ta kërkoj te komuniteti serbë. Deklaratat e tilla na dërgojnë drejtë mobilizimit të njerëzve në baza etnike, e cila është drejtuar para së gjithash kundër komunitetit serbë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt e rrezikon sigurinë fizike të qytetarëve dhe të pasurisë së komuniteteve joshqiptare.
Manipulimi me pakënaqësinë e komunitetit shumicë me gjendjen socioekonomike dhe artikulimi nëpërmes ndarjeve etnike nga ana e elitës në Prishtinë duhet të ndërpritet. Komunitetit serbë edhe më tutje u janë të freskta ngjarjet e 17 marsit të vitit 2004, si dhe demonstratat shkatërruese të fundit në Prishtinë.

Përfundimisht, në këto treva duhet të krijohet rrespektimi I principeve të përgjegjësisë politike për deklaratat e dhëna për publikun të cilat drejtpërsëdrejti na dërgojnë drejtë fortësimit të armiqësive ndëretnike dhe minojnë procesin politikë të deritanishëm në Bruksel.

Përgjegjësia për mardhëniet ndëretnike në një shoqëri gjithmon qëndron te komuniteti shumicë I cili me veprimet e veta duhet t’i bind pjestarët e komuniteteve joshqiptare me sinqeritetin dhe dëshirën për pajtim. Jemi dëshmitarë të faktit se deklaratat e tilla nuk i kontribuojnë bashkëpunimit dhe se elita politike në Prishtinë nuk është e gatshme edhe më tutje që të pranoj kërkesat legjitime dhe të drejtat e komuniteteve tjera.

Organizatat të cilat e kanë mbështetur këtë komunikat:

120 organizata dhe individ të komuniteteve joshumicë dhe anëtarë të Rrjetit Strategjik Aksional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat