Rritet numri i qyetetarëve të Kosovës që kërkojnë azil në Suedi

Kosova

Rritet numri i qyetetarëve të Kosovës që kërkojnë azil në Suedi

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:39

Numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur në mënyrë dramatike në muajt e fundit në vendet skandinave, respektivisht në Suedi.

Në vitin 2014, 1500 persona nga Kosova aplikuan për azil në Suedi, ndërsa vetëm këta dy muaj të këtij viti, 649 kosovarë aplikuan për azil në këtë shtet, njofton Zyra për Migracion e Suedisë, transmeton Indeksonline.

“Nuk mundet, sigurisht, të jetë vetëm dyndje e përkoheshme kjo valë e azilkërkuesve. Por ne ende presim që kjo do të vazhdojë”, thotë Christer Zettergren, nga Zyra për Migracion për gazetën ‘Svenska Dagbladet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat