Kjo është porosia e Agim Çekut për veteranët e UÇK’së

Kosova

Kjo është porosia e Agim Çekut për veteranët e UÇK’së

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:32

Udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së Agim Çeku thotë se procesi i verifikimit të listave është në përfundim dhe se shtyrja e afatit për publikimin e tyre është bërë në pajtueshmëri me komandantët e zonave dhe vartësit e tyre për të shmangur ndonjë parregullsi.
“Komandantët e njësive tjera, zonave tjera kanë lyp pak më shumë kohë që të para se t’i publikojnë të kalojnë edhe një herë së bashku me komandantët e tyre dhe pikërisht janë në këtë faqë që sa më pak të ketë gabime, apo fare të mos ketë gabime”.

Çeku u ka kërkuar veteranëve që të besojnë në punën e Komisionit.

“Veteranët mos ta humbin shpresën, të kenë durim, të kenë besim që ne me seriozitetin më të madh do t’i trajtojmë ankesat e tyre në mënyrë që lista përfundimtare të jetë e saktë edhe e vërtetë”, tha Çeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat