Haxhiu: Gjykata Speciale vetëm për Kosovën, jo edhe Serbinë. Nuk e votojmë (Video)

Kosova

Haxhiu: Gjykata Speciale vetëm për Kosovën, jo edhe Serbinë. Nuk e votojmë (Video)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:35

Nuk ka ende informacione për ekipin e ekspertëve teknikë që kanë shkuar në Bruksel për vërejtjet sa i përket Gjykatës Speciale.
Kështu ka thënë Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes ne emisionin politiko-satirik "Rrokum Roll' në Rrokum TV.

Ajo ka theksuar se tash e 15 vjet, institucionet nuk u përkujdesen për ta mbrojtur luftën e UÇK'së dhe tash po përballemi me Gjykatën Speciale.

" Është e padrejtë që Gjykata Speciale të behët vetëm për Kosovën, ngase kjo nuk eshë bërë nga vetë Serbia", ka thënë Haxhiu.

Ajo madje ja ka përmend Thaçit edhe mos mbajtjen e premtimit për ta paditë senatorin Zvicrën Dick Marty, e lënë ma paditjen e Serbisë për krimet e saj në Kosovë.



RROKUM ROLL - Albulena Haxhiu: Gjykata speciale... von RrokumTelevision


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat