Banorët e Mejës shpresojnë që kriminelët të dalin para drejtësisë

Kosova

Banorët e Mejës shpresojnë që kriminelët të dalin para drejtësisë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 21:23

Për vrasjen e këtyre civileve në masakrën e Mejës, po dyshohen 16 serbë dhe një shqiptar nga Mali i Zi.
Njeriu kryesor që shihet si përgjegjës për vrasjen e 376 civilëve shqiptar më 27 prill 1999, është Momir Stojanoviq, ish-gjeneral, aktualisht deputet i partisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

Stojanoviqi është me prejardhje nga Gjakova, të cilin po e fajësojnë edhe familjarët e viktimave për vrasjet që njihet si masakra e Mejës.

Selim Zyberi, të cilit iu vra djali 17-vjeçar dhe tre anëtarë të tjerë te familjes, shpreson që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Kreu i shoqatës “27 Prilli”, Haki Sadria, po thotë se që nga paslufta patën bashkëpunuar me misionet ndërkombëtare ne Kosovë për te gjetur autorët e masakrës.

Personaliteti që ndihmoi Kosovën në gjetjen e dëshmive për krimet e luftës është edhe humanistja serbe Natasha Kandiq. Për të komuna e Gjakovës po përgatit një çmim te posaçëm. Vendimi për ta shpallur Kandiqin qytetare nderi pritet të merret pasi komisioni përkatës të miratojë propozimin e kryetares Mimoza Kusari-Lila. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat