Megjithë migrimin, vazhdon dialogu për vizat

Kosova

Megjithë migrimin, vazhdon dialogu për vizat

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:00

Shtete tjera të rajonit, ku qytetarët gëzojnë lëvizjen e lirë për në zonën Schengen sipas statistikave kanë treguar rritje të azilkërkuesëve.

Pavarësisht fluksit të imigrantëve të Kosovës që ia mësyjnë Evropës, Komisioni Evropian do të vazhdojë me dialgoun për vizat dhe do të bashkëpunojë me autoritetet e Prishtinës për të ndihmuar në eliminimin e faktorëve që ndikojnë në vendimet e qytetarëve që të braktisin vendin.

Kjo qëndron në raportin e Komisionit që ka të bëjë me udhëtimin e lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse Kosova nuk bën pjesë në këtë grup, meqë vendi është i vetmi në rajon pa të drejtë lëvizjeje ne Shengen, megjithatë zë vend në raport pasiqë disa shtete të Bashkimit Evropian janë ballafaquar me imigrim jo të rregullt nga Kosova.

Imgirmi ilegal paraqet shqetësim serioz për Bashkimin Evropian, prandaj komisari për çështje të brendshme Dimitresi Avramopulos ka premtuar se do ta vzitojë Prishtinën në muajin që vjen për të diskutuar këto tema me politikanët Kosovarë.

Shtete tjera të rajonit, ku qytetarët gëzojnë lëvizjen e lirë për në zonën Schengen sipas statistikave kanë treguar rritje të azilkërkuesëve. E para në listë qëndron Serbia, ku në mesin e azilkërkuesëve, 42 për qind vijnë nga ky shtet i cili pasohet me Maqedoninë dhe Shqipërinë me nga 21 për qind. Sipas këtij raporti, Gjermania është vendi më i prekur nga azilkërkuesit që vijnë nga rajoni i Ballkanit ku nga 12 për qind sa kishte azilkërkues në vitin 2009, ne gjysmën e parë të 2014-tës janë evidentuar 75 për qind.

Ky ështe raporti i pestë i Komisionit Evropian, ne te cilin thuhet se keqpërdorimi i azilit paraqet shqetësimin më të madh të këtij insititucioni meqë nga heqja e vizave deri më tani po shënohet një rritje stabile në kërkim azili. Nga vendet e Ballkanit kërkohet që të dëshmojnë zbritje të trendit të azilkërkuesëve. Nga secili shtet kërkohet që të adresojë faktorët që i shtyjenë qytetarët të kërkojnë azil në Evropë, e në mes tjerash të forcojnë kontrollin e kufinjëve, të hetojnë imigrimet ilegale dhe të dënojnë ata persona që ndihmojnë imigirimin ilegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat