Ja kush paguhet në Kosovë mbi 2000 euro në muaj

Kosova

Ja kush paguhet në Kosovë mbi 2000 euro në muaj

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:35

Këtë muaj pritet të kompletohen bordet e institucioneve të pavarura të mbikëqyrura nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq akoma nuk ka ndonjë listë me emra se kush do ta ketë fatin të përfitoj rroga të majme me vetëm një mbledhje në muaj që e mbajnë zakonisht këto Borde.
Ajo që dihet është se pagat që marrin kryetarët dhe anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura janë super të larta, madje mund të thuhet totalisht të paarsyeshme, pasi që bëhet fjalë për shuma mijëra euro pagë mujore.
Mbajnë një takim në muaj, kurse marrin pagë mujore më shumë se deputetët, më shumë se ministrat dhe disa fish më shumë se kryetarët e komunave.
“Infokusi” ka arritur të siguroj një listë me pagesat mujore të disa bordeve, përkatësisht se sa marrin kryetarët dhe anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura më të mëdhat në vend.
Në listën e këtyre super pagave prinë Banka Qendrore e Kosovës, e cila paguan Kryetarin e Bordit hiq më pak se 2,100 euro në muaj, apo 25,200 euro në vit. Ndërsa anëtarët e Bordit të BQK-së paguhen nga 1,700 euro në muaj, pagesa vjetore 20,400 euro.
E dyta në listën e super pagave është AKP-ja. Kryetari i Bordit në AKP paguhet 1,750 euro në muaj, 21,000 euro në vit. Ndërsa anëtarët marrin nga 1,500 euro për një mbledhje në muaj. Ndërsa pagesa vjetore e anëtarit të bordit është 18,000 euro.
Autoriteti Rregullativ Telekumunikacionit është e treta në këtë listë me 1,390 euro në muaj për kryetarin dhe nga 1,300 për anëtarët e bordeve.
Pastaj vjen Trusti Kursimeve Pencionale që njihet si institucioni që paguan menaxhmentin me pagat dukshëm më të larta në vend, ndërsa pagesat e bordit aty janë, 1,250 në muaj për kryetarin dhe 1,070 për anëtarët e bordit.
Radio Televizioni Publik RTK-ja paguan kryetarin e Bordit me 860 euro në muaj dhe anëtarët me nga 750 euro në muaj.
Në KEK pagesa e kryetarit të Bordit është 850 euro, kurse e anëtarëve 750 euro në muaj. Pagesa të njëjta ka edhe bordi në PTK dhe në Bordet e Ndërmarrjeve të tjera Publike.

Pagesat e këtyre bordeve ligjërisht njihen si kompensim për punën, por bordet në përgjithësi i kanë caktuar vetë këto super paga përmes rregulloreve që kanë nxjerrë për veten e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat