Reagon Fisnik Ismajli pas arrestimit të Ylli Hoxhës: Ne do ta çlirojmë shtetin

Kosova

Reagon Fisnik Ismajli pas arrestimit të Ylli Hoxhës: Ne do ta çlirojmë shtetin

Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 15:10

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, ka reaguar pas arrestimit të asambleistit të Komunës së Prishtinës Ylli Hoxha.

Madje, Ismajli, drejtorin e ndërmarrje publike “Pastrimi", Feim Salihun, e ka quajtur “Harrangop.

“Hajnat e kanë zaptue shtetin, neve na ka mbetë me e çlirue”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Ismajlit:

Sqaroma dikush: Gjyqi e pezullon Feim Salihun, drejtorin e ndërmarrjes publike "Pastrimi", me të cilën qe sa vjet ky e fëlliq qytetin, edhe policia nuk ia ndalon këtij me vazhdue me e zaptue ndërmarrjen, edhepse ka vendim gjyqësor me e ndalue, derisa e njajta polici e arreston menjiherë Ylli Hoxhën, i cili në shenjë proteste del me e ndalue Feim harrangopin me hy në zyren, në të cilën gjyqi ia ka ndalue me shkue, sepse vetë policia s'po e zbaton vendimin gjyqësor.

E bana pak me tingëllue komplikueshëm, edhe pse asht shumë e thjeshtë: Hajnat e kanë zaptue shtetin, neve na ka mbetë me e çlirue.

Qe drejtësia n'Kosovë. Ky shtet çare s'ka pa u ba! Çare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat