Nuk u dekorua gjyshi i Presidentës

Kosova

Nuk u dekorua gjyshi i Presidentës

Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 14:58

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat që gjoja Presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj është i pasaktë, shkruan Atifete Jahjaga në profilin e saj në Facebook.

“Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i Presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi. Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale. Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës”, thuhet aty. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat