Shkarkohet për korrupsion, bëhet këshilltar në MTI

Kosova

Shkarkohet për korrupsion, bëhet këshilltar në MTI

Nga: N.Sh. Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 14:28

Shkarkohet nga posti i drejtorit për korrupsion dhe nuk i zgjatë shumë bëhet këshilltarë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, te ministrja Hykmete Bajrami.

Ish drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës, Kujtim Isa është shkarkuar nga ky post për shkak të keqpërdorimeve dhe përvetësimit e parasë publike.

Burimi i gazetës “Bota sot”, thekson se gjatë verës së kaluar 25 persona Ansambli i valleve të qytetit të Mitrovicës, komuna ka pasur për qëllim që ti dërgoj në pushime verore, ndërsa Kujtim Isa, i ka dërguar vetëm 5 prej tyre, dhe i ka marrë paratë për 20 persona të cilët kanë qëndruar në shtëpi.

“Pra nga 25 persona sa kanë pasur të shkojnë në pushim veror, ish drejtori i ka dërguar vetëm 5, në mënyrë që të përfitoj para nga 20 persona të tjerë. Me të dëgjuar këtë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka shkarkuar nga ai post”, thotë burimi i gazetës.

Ai më tej thekson se, për shkak të këtij drejtori, ka qenë afër edhe prishja e koalicionit në mes të AKR-së dhe LDK-së ne Mitrovicë.

Ne kemi tentuar që të kontaktojmë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, por një gjë e tillë nuk është realizuar. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat