Krasniqi: Hyseni s’është i gatshëm të luftojë korrupsionin

Kosova

Krasniqi: Hyseni s’është i gatshëm të luftojë korrupsionin

Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 13:29

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se Skender Hyseni s’është i gatshëm të luftojë korrupsionin pasi e ka suspenduar zyrtarin e Ministrisë, i cili ka denoncuar rastin e korrupsionit .

Krasniqi ka përmendur edhe rastin e mosrespektimit të vendimit të Gjykatës për kompaninë Pastrimi si dhe ka shkruar për Laura Pulën, Prokurore e cila kishte kërkuar lirimin e vëllait të Kryeprokurorit nga burgu.

TRI SKANDALE TE MEDHA

Ditëve të fundit opinioni ynë pat rastin të njoftohet përmes medieve për tri skandale të mëdha që nuk duhej të ndodhnin.

I pari, Kryeshefi i një Kompanie Publike nuk e respekton vendimin e Gjykatës për lirimin e vendit të punës. Zyrtari edhe pse e ka vendimin e gjykatës për lirim të vendit të punës nuk e respekton gjykatën. Në raste të tilla duhet të reagon Policia e Kosovës e cila heshtë, që do të thotë as policia nuk po e kryen detyrën e saj sipas ligjit. Për tu bërë skandali edhe më i madh as MPB nuk jep urdhër për zbatimin e vendimit te Gjyqit, pse zyrtari është i partisë se tij (LDK-së). Në këtë rast kemi shkelje zinxhirore. Pas këtyre shkeljeve zinxhirore, sekush e ka të drejtën t’i arsyetoj veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për pengimin e zyrtarit që të shkoj në vendin e punës, të ndaluar me vendim gjyqi.

I dyti, zyrtari i MPB që denoncon korrupsionin apo qoftë edhe keqpërdorimin e detyrës, me argumente të dëshmuara, në vend se të falënderohet për përgjegjësinë dhe korrektësinë, ai suspendohet nga puna. Kjo do të thotë se Ministri i ministrisë përkatëse nuk është i gatshëm që ta luftoj korrupsionin, pasi nuk është i gatshëm ti suspendoj keqbërësit, por denoncuesit e keqpërdorimit të parasë publike?!

I treti, Koordinatorja e Prokurorisë speciale, kërkon lirimin e vëllait te Prokurorit të shtetit nga vuajtja e dënimit?! A mund të ndodh kjo ne një vend normal? Pasi gjyqi e ka thënë fjalën e vet, kuptohet pas aktpadisë se prokurorit, çka ka këtu te përzihet Prokurorja? Lirimin apo faljen e tij ne dorë e ka dikush tjetër e jo Prokurorja (koordinatorja) e Prokurorisë Speciale?!

Kur, zyrtarët e lartë të shtetit do të vetëdijesohen për t’i respektuar ligjet në fuqi? Pse Qeveria e Kosovës heshtë dhe nuk kërkon me urgjencë respektimin e ligjit nga tw gjitha palet?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat