Falet gjaku, pas pesë viteve në hasmëri

Kosova

Falet gjaku, pas pesë viteve në hasmëri

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 22:10

Pajtohen familja Bekteshi nga Hajvalia dhe familja Halimi nga Bakshia e Obiliqit.
Pesë vitet e hasmërisë ishin shumë të vështira. Por, gjithçka mori fund të dielën në Xhaminë e Obiliqit.

Pajtesa e këtyre dy familjeve u ndërmjetësua nga dy imamët e dy fshatrave, transmeton Klan Kosova.

Djali i familjes Halimi ishte nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, ndërsa kishte vdekur pasi ishte ther me thikë nga një anëtar i familje Bekteshi, pesë vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat