Wisner i shqetësuar për protestën e dhunshme të së shtunës

Kosova

Wisner i shqetësuar për protestën e dhunshme të së shtunës

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:19

Ish përfaqësuesi i Presidentit të SHBA-ve në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori Frank Wisner, në një Intervistë për RTV21 është shprehur i shqetësuar me protestat e dhunshme të së shtunës dhe mërkurës së shkuar.
Sipas ambasadorit Wisner, protestat e dhunshme japin mesazhin se politika e Kosovës, si duket nuk luan rolin e vet qysh duhet, as në kutit e votimit, as në parlament, por me me qejf dalin në rruge dhe atë në një forme mjaft të ç’organizuar e të dhunshme”, ka thënë ai.

“Është me së e rëndësishme që të sigurohen që nuk do të këtë dhune nëpër rrugë dhe dëmtim të pronës e shkatërrim që bie mbi institucionet e vendit. Si mik i Kosovës dhe njeri që kam bashkudhëtuar me Kosovën edhe pse nuk dua të komentoj lidhur me çështjet, por si mik mund të them se pavarësisht çfarë janë ato çështje, është mënyra e mirëfilltë për të debatur, argumentuar dhe debatuar për to. Nuk duhet të dilet me shkatërrime të pasurisë, lëndime të popullatës dhe dhunë mbi forcat policore..”, ka shtuar Wisner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat