Haradinaj: Qeveria e Kosovës i është nënshtruar Listës Srpska

Kosova

Haradinaj: Qeveria e Kosovës i është nënshtruar Listës Srpska

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:29

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës i është nënshtruar presionit të Listës Srspska dhe Beogradit edhe lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ai ka thënë se çdo koncesion me FAK’un është i papranueshëm.

“Qeveria e Kosovës tashmë është nënshtruar konkretisht Listës Srpska dhe qëndrimeve të Beogradit. Gjithsesi, ne duhet të marrim vendimet për Kosovën dhe ushtria nuk iu takon të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

“Në rast se hyjnë në koncesione edhe për FAK’un atëherë bëjnë një gabim jashtëzakonisht të madh, por gjithsesi FSK është e gatshme për transformim”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se nëse bllokohen ndryshimet kushtetuese për FAK’un atëherë duhet të nisin procedurat në Parlament për hartimin e një ligji për transformimin e misionit të FSK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat